Printer Friendly

Paradoksizmi--rryma me e fundit letrare, artistike dhe filozofike, pararoja e mijevjecarit te dyte.

A) Percaktimi:

Pradoksizmi eshte nje levizje praktike ne letersi, art, filozofi, shkence bazuar ne perdorimet e tepruara te antitezes, antinomise, konradiksionit, shembelltyres, mosmarreveshjes, anti-klisheve, derivimit te sensit, kundra fjalimeve, te pakuptueshmes, paradoksit, apo paradokseve te njejta ne krijime. U themelua dhe u udheheq nga Florentin Smarandache qe prej 1980, i cili u shpreh : "Qellimi eshte zgjerimi i sferes artistike prej elementeve jo artistike. Por sidomos kundra kohes, kundra kuptimit te krijimit. Eshte gjithashtu nje eksperiment".

B) Etimologjia:

Paradoksizmi = Paradox + ism, (pra paradoks+teori) qe do te thote teoria dhe shkolla e perdorimit te paradoksit ne letersi dhe ne krijime artistike.

C) Historia

Paradoksizmi filloi si nje proteste antitotalitare kunder nje shoqerie te mbyllur sic ishte Rumania e 1980, ku kultura e pergjithshme ishte e manipuluar nga nje grup i vogel. Ishin vetem idete e tyre dhe botimet e tyre te numeruara. Ne nuk mund te botonim pothuajse asgje.

Me pas une thashe: "Le te bejme letersi..., pa bere letersi. Le te shkruajme..., pa shkruar aktualisht asgje. Si? E thjeshte: "Duke objektivizuar Letersine!" "Fluturimi i nje zogu", pershembull, prezanton nje "poezi natyrale", qe nuk eshte e nevojshme per t'u shkruar, duke qene me i qarte dhe i dukshem ne cdo gjuhe me teper se disa shenja te hedhura ne leter, qe, ne fakt, prezantojne nje "poeme artificiale" te deformuar, rezultat i nje perkthimi te vezhguesit ne vezhgim, dhe nje perkthimi te fallsifikuar. "Makinat zhurmojne ne rruge" ishte nje "poeme e qytetit, "kositja e fshatareve" nje "poeme shperndarjeje", "endrra me syte e hapur", "nje poeme surrealiste", 'fjalimet idiote" nje "poeme dadaiste", "Diskutimi ne kinezce per nje injorant te kesaj fushe" nje "poeme Letriste (Dadaism+Surrealism)", "diskutime te alternuara te udhetareve, ne nje stacion treni, ne tema te ndryshme" nje "poezi post-moderne (nder-tekstualism).

A do te deshironit nje klasifikim vertikal? "Poeme figurative", "poeme superiore", "poeme nuhatese", "poeme shijeje", "poeme te prekshme".

Nje klasifikim tjeter diagonal: "poeme fenomenale", "poeme shpirterore--Statuti i shpirtit", "poeme--cdogje".

Ne pikture, skulpture ne menyre te ngjashme--te gjitha ekzistojne ne natyre, te fabrikuara tashme.

Megjithate nje proteste te heshtur beme ne!

Me vone une e bazova ate ne kontradiksionin. Pse? Sepse ne jetuam ne ate shoqeri nje jete me dyshime: zyrtare--te propaganduar nga sistemi politik, dhe nje tjeter reale. Ne median masive ishte shpallur se jeta jone ishte e mrekullueshme, por ne te vertete, "jeta jone ishte e mjerueshme". Paradoksi ishte i mbare! Atehere ne e cuam krijimin ne tallje, ne kuptimin e kundert, ne nje rruge sinkretike. Atehere u lind paradoksi. Shakate folklorike, ne nje mode te madhe ne epoken e Causheskut, si nje frymemarje intelektuale, ishin burime te shkelqyeshme.

"Jo"--te dhe "Kundra" nga manifestimi i paradoksit tim kishin nje karakter krijues, aspak nihiliste (C.M.Popa). Kalimi nga paradokset ne Paradoksizem u dokumentua ne pershkrimin e Titu Popesku ne librin e tij klasik ne lidhje me levizjen: "Azma e Paradoksizmit" (1994) Kur I. Soare, I. Rotaru, M. Barbu, Gh. Niculesku studiuan Paradoksializmin ne punen time letrare. N. Manolesku siguroi rreth nje nga permbledhjet e mia jo poetike, se ato jane kundra flokeve.

Nuk kisha dike qe te me frymezonte, por une jam frymezuar nga situate me kokeposhte qe mbizoteronte ne ate vend. Fillova qe prej politikes, jetes sociale, dhe menjehere mberrita ne letersi, art, filozofi dhe madje dhe shkence. Mendova permes eksperimentimit te sillja terma per nje letersi, art, filozofi apo shkence te re, metoda te reja ose te pakten ndonje alegori krijimi. Ne nje nga manifestimet e mia propozova sensin e pervetesimit, ndryshimin nga figurative ne nje kuptim te pershtatshem, interpretimin e me kokeposhte, si nje interpretim shprehes gjuhesor. Ne 1993 bera nje udhetim paradoksal ne shoqatat letrare dhe universitetet ne Brazil. Brenda 30 viteve te ekzistences, 30 libra dhe 200 komente (artikuj dhe recensa) u publikuan, plus 5 antologji nacionale dhe internacionale " (Florentin Smarandache)

D) E ardhmja e Paradoksializmit

(Nga Florentin Smarandache)

# Teza base e Paradoksializmit:

Cdo gje ka nje kuptim dhe jo kuptimesi ne harmoni me njera--tjetren

# Esenca e Paradoksializmit:

a) sensi ka nje jo sens, dhe reciprocikisht

b) jo kuptimesia ka nje kuptimesi

#Motoja e Paradoksializmit:

"Cdo gje eshte e mundur, e pamundur gjithashtu"

#Simboli i Paradoksializmit:

(nje spirale-iluzion optik, ose nje rreth vicioz)

#Percaktime te tjera pararoje:

Paradoksizmi ka nje kuptim, kur dadaizmi, letrizmi, levizja absurde kete s'e kane;

Paradoksizmi, sidomos tregon kontradiktat, antinomite, antitezat, antifrazat, antagorismin, jo konformizmin, paradokset ne fjale te tjera te gjithckaje (ne letersi, art, shkence), kur futurizmi, kubizmi, surealizmi, abstraksionizmi dhe te tjera drejtime nuk fokusohen ne to.

# Drejtimet e Paradoksizmit

Te perdoresh metoda shkencore (vecanerisht alegorine) per ta pergjithesuar (dhe studiuar gjithashtu) letersine kontradiktore dhe punen artistike;

Te krijosh letersi kontradiktore dhe nje pune artistike ne hapesiren e shkences (duke perdorur: simbolet, shumegjuhesine, matricat, teoremat etj).

E) Manifestimi i trete i Paradoksizmit

Prandaj, mos ushtroni ndonje rregull letersie tek une! Ose, nese do ta benit, une do te shkel mbi ta. Une nuk jam poet, prandaj shkruaj poezi. Jam nje antipoet ose jopoet.

Keshtu une erdha ne Amerike per te rindertuar versionin e Statujes se Lirise, te derivuar nga tirania klasike dhe dogma e vet.

Une lejova cdo guxim:

--Kundraletrarizmit dhe letraren

--Forma fleksibel te fiksuara, ose fytyren e gjalle te vdekjes!

--Stilin dhe jo stilin

--Poema pa vargje

(sepse poemat nuk nenkuptojne fjale)--poete memece me ze te larte;

--Poema pa poeme (sepse nocioni "poema" nuk perkon me ndonje kuptim te gjetur ne fjalore dhe enciklopedi)--poezi qe ekzistojne me mungesen e tyre;

--Letersine e pasluftes: faqe qe bombardohen me felliqesine, mostrajtimin, dhe jo poetikisht;

--Version paragjyhesor (vetem!): grafike, portrete lirike, vizatime, projekte.

--Poezi pa fjale dhe pa sens

--Versionet shume te trishtuara dhe teper hermetike

--Gjuha e kuptueshme dhe e pakuptueshme

--Ushtrime matematike te pazgjidhura dhe te hapura per zgjidhje si poezite me te mira te shpirtit. Ne mund ta shkencerojme artin ne kete teknike shekulli.

--Tekstet personale te jopersonalizuara

--Shok elektrik

--Perkthimin nga e pamundur ne e mundshme, ose transformimin e anormales ne normale

--Pro artit pa art

--Te berit letersi nga gjithcka, te berit letersi nga asgjeja!

Poeti nuk eshte princi i rosave! Nocioni i "poezi"-se dhe derivateve te saj kane dale jashte mode kete shekull, dhe njerezit qeshin me to pa respekt. Turperohem, kur konfirmoj se kam krijuar tekste lirike, i fsheh ato. Njerezit as i lexojne, as i degjojne tekstet lirike me, por do ta lexojne kete volum sepse s'ka asgje per te lexuar!

Megjithate, Levizja Paradoksiste, eshte ose nihilizem, ose ndryshim.

Libri jo-poezi eshte nje proteste kunder marketingut te artit.

A i shisni ju shkrimtare ndienjat tuaja? A shkruani vetem per leke? Vetem libra rreth krimeve, seksit, tmerrit publikohen. Ku eshte arti i vertete? Duke lypur.

Ju do te gjeni ne kete liber, poezi te papermbledhura, cdo gje qe nuk deshironi dhe nuk e doni: poezi qe s'mund te lexohen, qe s'mund te degjohen, qe s'mund te shkruhen fare!

Shijojini. Vetem, pasi te bezdiseni, atehere vertet do ta kuptoni cfare do te thote kenaqesi.

Ato sigurojne nje pasqyre te pafundesise se shpirtit te cdokujt. Arti, ne pergjithesi, eshte shtyre deri ne kufijte e jo artistikes, dhe ndoshta me shume. Me mire nje liber me faqe te bardha, se sa nje qe s'thote asgje.

Nje gjuhe shume abstrakte dhe simbolike eshte perdorur me tej, por shume konkrete ne te njejten kohe: vargje jo strikte nga ndonje forme apo permbajtje. Merr avantazhin prej klisheve kunder vetes. Cdo gje eshte e mundshme, rrjedhimisht dhe e pamundshme gjithashtu! Prandaj mos u cudisni prej ketij antilibri! Nese nuk e kuptoni, do te thote se kuptoni gjithcka. Ky eshte qellimi i manifestimit. Sepse arti nuk eshte per mendjen, por per ndienjat. Sepse arti eshte gjithashtu per mendjen. Perpiquni te interpretoni te painterpretueshmen! Imagjinata juaj do te lulezoje si nje kaktus ne shkretetire.

Por, Manifestimi Amerikan i Paradoksializmit eshte vecanerisht nje revolte e emigrantit ne Shtetet e Bashkuara qe nuk flet anglisht, kundra gjuhes--nje liber i shkruar me nje antigjuhe qe eshte dicka me shume se nje anglishte e thyer (fjalimi amerikan i se nesermes ?).

(Prej librit: Jo Poezi, nga Florentin Smarandache, Shtepia botuese "Xinquan", Phoenix, Cikago, 1991, 1992, 1993;

Volumi permban eksperimente te ashtuquajtura si:

--Poezi pa vargje

--Poezi pa poema

--Projekte poetike

--Poezi ne pirisanorenc (gjuhe e folur ne jugperendim te Shteteve te Bashkuara nga nje person i vetem)

--Super poema

--Poema grafike;

--Poema te merzitshme Perkthyer ne gjuhen shqipe nga:

Lediana PAJA

Lidhja Nderkombetare e Poeteve, Shkrimtareve dhe Artisteve

"PEGASI" ALBANIA
COPYRIGHT 2011 Paradoxist Literary Association
No portion of this article can be reproduced without the express written permission from the copyright holder.
Copyright 2011 Gale, Cengage Learning. All rights reserved.

Article Details
Printer friendly Cite/link Email Feedback
Author:Paja, Lediana
Publication:Paradoxism
Date:Jan 1, 2011
Words:1388
Previous Article:Paradoxism in geometry: smarandache geometries (sg) and the degree of negation in geometries.
Next Article:Viata si opera scriitorului florentin smarandache.

Terms of use | Privacy policy | Copyright © 2021 Farlex, Inc. | Feedback | For webmasters |